Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Polici që po hetohet nga IPK dyshohet se nuk e ndaloi për verifikim një person të dyshuar për kontrabandë me drogë që po kalonte në atë pikë kufitare.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.