https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sveçla në 16-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit: Ata ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje

Sveçla në 16-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit: Ata ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar Mon Balajn e Arben Xheladinin, të cilët u vranë 16 vjet më parë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan GazetaDemos.

Përmes një postimi në Facebook ai thënë se drejtësia për ta nuk është vendosur ende, ndërkaq ka potencuar se ky krim nuk vjetërsohet kurrë.

“Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Protesta në fjalë ishte organizuar nga VV, për të kundërshtuar pakon e Ahtisarit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Postimi i plotë i Sveçlës:

Në ditën e shtunë të 10 shkurtit të vitit 2007, u tubuam paqësisht e masivisht në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj padrejtësive që po i vinin Kosovës nga pakoja e Ahtisaarit.

Protestës i printe e masës ju drejtua atë ditë edhe veprimtari i pashoq i çështjes kombëtare shqiptare Adem Demaçi, ndërsa përreth tij ishin mijëra qytetarë e aktivistë, djem e vajza të ndershëm, të guximshëm e me vetëdije të lartë mbi rrezikun që i kanosej vendit tonë nga decentralizimi etnik.

232 plumba gome me afat të skaduar u shkrepën drejt nesh, drejt djemve e vajzave, burrave, grave e të moshuarve. Nga ata plumba u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, mbetën të plagosur rëndë Hysni Hyseni, Zenel Zeneli e Mustafë Nerjova si dhe mbi 80 protestues të tjerë pësuan lëndime.

Drejtësia nuk ka ndodhur akoma por krimi nuk vjetërohet kurrë.

Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë.

ADVERTISEMENT

Lavdi Monit e Arbenit!

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri e vetëvendosje!

Poste të ngjashme

Kajtazi: Thaçi mund të bëhet president i Shqipërisë

Kajtazi: Thaçi mund të bëhet president i Shqipërisë

13/04/2026, 12:41

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, konkretisht gazetarin Michael Martens. Thaçi deklaroi se...

Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajoni i Hasit ishte aty ku shkruhej historia

Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajoni i Hasit ishte aty ku shkruhej historia

13/04/2026, 12:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës në Kosovë...

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

13/04/2026, 12:15

Mbi 100 mijë qytetarë kanë nënshkruar brenda një muaji një peticion në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Punëtori vdes pasi ra nga ndërtesa ku po punonte në Ferizaj

13/04/2026, 12:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Atje, dyshohet se një...

Masakra e Studenicës, Demaj: Po mundohen ta përçajnë popullin shqiptar, s’do të ndodhë

Masakra e Studenicës, Demaj: Po mundohen ta përçajnë popullin shqiptar, s’do të ndodhë

13/04/2026, 12:07

Kryetari i degës së OVL UÇK-së në Istog Muhamet Demaj, në përvjetorin Masakrës së Studenicë iu ka çuar një mesazh...

Lajmi i fundit

Kajtazi: Thaçi mund të bëhet president i Shqipërisë

Kajtazi: Thaçi mund të bëhet president i Shqipërisë

13/04/2026, 12:41
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajoni i Hasit ishte aty ku shkruhej historia

Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajoni i Hasit ishte aty ku shkruhej historia

13/04/2026, 12:36
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

13/04/2026, 12:15
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Punëtori vdes pasi ra nga ndërtesa ku po punonte në Ferizaj

13/04/2026, 12:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv