https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sveçla për skanerin kufitar që dhuroi ShBA-ja: Dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm

Sveçla për skanerin kufitar që dhuroi ShBA-ja: Dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana e Kosovës kanë përforcuar kapacitetet e tyre teknologjike me një skaner të avancuar të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u inaugurua sot në pikën kufitare të Merdarës, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla dhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, theksuan se ky donacion jo vetëm që rrit sigurinë kufitare, por edhe forcon partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke lehtësuar tregtinë legjitime dhe duke kontribuar në stabilitetin rajonal.

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sveçla theksoi se sigurimi i kufirit përbën një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare.

“Ruajtja e sigurisë mbetet një nga prioritetet kyçe të institucioneve të Republikës së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit dhe ligjit, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët. Sigurimi i kufirit përbën një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare dhe funksionimit të plotë të shtetit ligjor. Investimet në teknologji moderne, infrastrukturë dhe burime njerëzore janë elemente kyçe për një menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të kufirit. Në këtë drejtim, jam shumë i lumtur që në pikën kufitare në Merdare po inaugurojmë skanerin RAPI Scan, i cili vjen si donacion nga SHBA. Ky donacion përbën jo vetëm një avancim të rëndësishëm teknologjik, por edhe një dëshmi konkrete të partneritetit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, u shpreh Sveçla.

Sveçla nënvizon edhe se këta skaner do të mundësojnë kontrolle më të avancuara dhe më të besueshme të kufirit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e luftës kundër veprimtarive të paligjshme.

“Kapacitetet e reja, si ky skaner, rrisin ndjeshëm aftësinë e institucioneve për parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin efektiv të kërcënimeve ndërkufitare. Ato mundësojnë kontroll më të avancuar dhe më të besueshëm të kufirit, reagim të shpejtë në situata të ndjeshme dhe ndërhyrje të koordinuar në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë. Kjo mbështetje për institucionet tona do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e luftës kundër veprimtarive të paligjshme, si kontrabanda me mallra, armë, narkotikë dhe qenieve njerëzore që cenojnë sigurinë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, duke kontribuar edhe në stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, theksoi Sveçla.

ADVERTISEMENT

Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, tha se skaneri do t’i ndihmojë Doganës së Kosovës të parandalojë kontrabandën, të zvogëlojë kohën e pritjes dhe të sigurojë që tregtia legjitime të rrjedhë pa pengesa përtej kufirit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Është kënaqësi të jem këtu sot për të shënuar dorëzimin e këtij skaneri të prodhuar në Amerikë, një hap kyç në përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të lehtësuar tregtinë. Qeveria e SHBA-së është krenare që e bën këtë donacion për Doganën e Kosovës përmes programit të Departamentit të Shtetit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ndërlidhur, një program me histori të gjatë të kontributit në sigurinë kufitare.

Ky skaner do t’i ndihmojë Doganës së Kosovës të parandalojë kontrabandën, të zvogëlojë kohën e pritjes dhe të sigurojë që tregtia legjitime të rrjedhë pa pengesa përtej kufirit. Shkurt, ky skaner do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara dhe Kosovën aleatë më të fortë dhe më të begatë. Ky donacion është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Kosovës, që ka sjellë përfitime të prekshme për Kosovën, përfshirë aftësinë për ta përfaqësuar veten në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një moment historik që e festuam së bashku më shumë se një vit më parë.”

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, tha se do t’i sigurojnë edhe dy skanerë të tjerë përmes fondeve të Bankës Botërore.

“Vizioni, siç u tha edhe në fjalët e ministrave dhe ambasadores, është që ne të punojmë së bashku dhe të përkushtohemi për kufij të sigurt dhe për sundim të ligjit, duke mundësuar zhvillim ekonomik dhe lehtësira në tregti”, tha Llugaliu, raporton Ekonomia Online.

Poste të ngjashme

Abdixhiku kujton Enver Malokun në 26-vjetorin e vrasjes së tij: Gazetar vetëmohues, intelektual i pashoq

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

10/03/2026, 19:16

Doruntina Maloku, ka reaguar ashpër pasi emri i babait të saj, Enver Maloku, është përdorur në një postim propagandistik. Maloku...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë të ditur se viktimë është...

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

10/03/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën, më 10.03.2026, do të kryhen...

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

10/03/2026, 7:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pretendoi se Kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar të përpiqej të bindte opozitën që të...

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

10/03/2026, 7:51

Donald Trump deklaroi se lufta me Iran mund të përfundojë shumë shpejt, duke theksuar se operacionet ushtarake të SHBA-së kanë...

Lajmi i fundit

Abdixhiku kujton Enver Malokun në 26-vjetorin e vrasjes së tij: Gazetar vetëmohues, intelektual i pashoq

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

10/03/2026, 19:16
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56
Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

10/03/2026, 8:00
‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

10/03/2026, 7:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv