Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim zëvendës drejtorin e përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.
Sveçla në Facebook tha se gjatë këtij takimi e ka njoftuar Onidin për angazhimin e tij në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, të cilat sipas tij, cenojnë sigurinë e vendit dhe rajonit në përgjithësi.
“E njoftova z. Onidi për angazhimin tonë në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës si pjesë integrale e luftës tonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e vendit tonë por edhe të rajonit e më gjerë’, ka shkruar ai.
Gazeta Demos