Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar këtë të premte zyrtarët e Policisë së Kosovës në Veri.
Lajmin e bërë të ditur vetë Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.
“I falënderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës”, shkroi ai në Facebook.
Ne e synojmë, pohoi ministri “bashkërisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim”
“Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës”.
Ndërkaq, Sveçla pohoi se “vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit”.
“Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, përfundoi ai.