https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Szunyog: Kritikat për planin e BE-së të nxituara, Asociacioni sipas vendimit të Kushtetueses

Szunyog: Kritikat për planin e BE-së të nxituara, Asociacioni sipas vendimit të Kushtetueses

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, bazuar në planin e BE-së.

Ai thotë se 27 shkurti u karakterizua me zhvillime të rëndësishme kur të dy palët pranuan pjesën politike të propozimit evropian.

“Në fakt nuk shoh asnjë pengesë tani. Thjesht, sepse jemi ende në proces negociatash. Një zhvillim shumë të rëndësishëm patëm të hënën kur të dy palët pranuan pjesën politike të propozimit evropian. Dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Është një propozim që mbështetet nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe mbështetet fuqishëm nga SHBA-të, dhe jam i bindur se në fakt kjo është një marrëveshje e mirë për Kosovën dhe Serbinë, për rajonin dhe për Evropën. Dhe do të sjellë rezultate të prekshme”, ka thënë ai për Radio Kontakt Plus, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

I pyetur për kritikat në Prishtinë e Beograd lidhur me këtë propozim, Szunyog i quan ato të nxituara, sepse palët janë ende në proces negociatash.

Duke folur për Asociacionin, Szunyog thotë se plani i BE-së ka brenda zbatimin e Asociacionit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Komenti im është se marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe tashmë është arritur në vitin 2013, është ratifikuar nga shumica kushtetuese në Kuvendin e Kosovës dhe si e tillë nuk është vetëm obligim ndërkombëtar i Kosovës, por edhe obligim i brendshëm ligjor i Kosovës. Ne besojmë se kjo marrëveshje duhet të zbatohet sa më shpejt. Edhe në pjesën politike të marrëveshjes së arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe unë mendoj se ne jemi shumë të qartë për këtë. Kjo u riafirmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, që është takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. U përdor një fjalor specifik që kërkonte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë atë për Asociacionin”, shprehet ai.

ADVERTISEMENT

Por shefi i BE-së në Kosovë, thotë se Asociacioni duhet të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

“Është për të ardhur keq që edhe Beogradi edhe Prishtina kanë mendime të ndryshme për këtë çështje. Por pikërisht kjo është arsyeja pse ne kemi dialog dhe dialogu është vendi ku duhet të diskutohen këto ide të ndryshme dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një marrëveshje. Mendoj se kjo është diçka shumë e qartë. Ka obligime të qarta nga marrëveshja e vitit 2013, ka një kornizë të paraparë me legjislacionin e Kosovës, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pra kemi një kornizë ligjore sipas së cilës mund të formohet Asociacioni. Kam folur me ekspertë juridikë, përfshirë juristë dhe ekspertë serbë dhe shqiptarë, kam ndjesinë se ka vend për kompromis”, është shprehur ai. /Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Sonte “në fllad” 109 të ndaluarit, veç një klasë i shpëtoi hajnisë së votave në Prizren (VIDEO)

Sonte “në fllad” 109 të ndaluarit, veç një klasë i shpëtoi hajnisë së votave në Prizren (VIDEO)

23/01/2026, 20:28

Në shënjestër ishin rreth 150, por 109 persona u ndaluan si të dyshuar për manipulim me vota në zgjedhjet parlamentare...

Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Mbyllet procesi i rinumërimit në 21 komuna

23/01/2026, 19:08

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja...

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

22/01/2026, 20:48

Një kosovar, ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Austri, ku u vodhën mbi 90 mijë...

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

22/01/2026, 16:30

    Përfaqësues të Stacionit Policor në Podujevë sot prezantuan raportin vjetor (2025) të punës së këtij institucioni dhe ndan...

KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

22/01/2026, 14:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se përse në komunën e Podujevës nuk është duke u zhvilluar rinumërimi? Sipas të...

Lajmi i fundit

Sonte “në fllad” 109 të ndaluarit, veç një klasë i shpëtoi hajnisë së votave në Prizren (VIDEO)

Sonte “në fllad” 109 të ndaluarit, veç një klasë i shpëtoi hajnisë së votave në Prizren (VIDEO)

23/01/2026, 20:28
Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Mbyllet procesi i rinumërimit në 21 komuna

23/01/2026, 19:08
Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

22/01/2026, 20:48
Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

22/01/2026, 16:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv