Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri tha se Adem Hoxha dhe Duda Balje kanë shprehur interesim për themelimin e grupit parlamentar të AAK-së.
AAK-ja ka garuar në një koalicon të gjonë kerkush s’ka besuar se i marrim 8 deputetë 3 i ka marrë Nisma prej këtyre 8.
Neve na është dashtë me themelu grupin parlamentar ne e kemi bërë një thirrje kush ka interes me na u bashku në këtë grup. Kanë shpreh interesim Adem Hoxha dhe Duda Balje, nuk është hale me neve”, tha Tahiri.
Në një intervistë për RTV21, Tahiri tha se, duke u bazuar në situatën aktuale politike në vend, as opozita nuk mundet të formojë qeverinë, duke shtuar se as kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk asgjë në dorë.
”As gurrin e as arrat, Kurti nuk ka asgjë në dorë, momentalisht po e shoh të ndarë brenda VV-së pom duket që nuk e di a janë 48 të plota, diçka nuk është në rregull. Në bazë të asaj që janë tu fol opozita nuk mundet me formu qeverinë”, tha Tahiri.