https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri: Kryeministri duhet ta shkarkojë drejtorin e KEK-ut e jo ta mbrojë atë

Tahiri: Kryeministri duhet ta shkarkojë drejtorin e KEK-ut e jo ta mbrojë atë

Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit, si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës së tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Krasniqi nga Qendra e Paraburgimit është duke e drejtuar KEK-un.

Ai e ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij duhet ta shkarkojë drejtorin e KEK-ut dhe jo ta mbrojë atë.

“E konsiderojmë të papranueshëm dhe të ashpër, reagimin e kryeministrit në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut. Ai e mban ende pozitën e drejtorit të KEK-ut, tashmë është në paraburgim, ai nga paraburgimi e drejton korporatën më të rëndësishme energjetike në vend, është e dëmshme. Ajo që duhej të ndodhte, është që ky person të shkarkohet, bordi të shkarkohet, të merren masa edhe ndaj akterëve tjerë, për keqpërdorimet që kanë ndodhur”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tahiri ka thënë se PDK-ja, është duke përgatitur kallëzime penale në Prokurorinë Speciale, në lidhje me keqpërdorimet në sektorin e energjisë.

ADVERTISEMENT

“Në komisionet hetimore, kanë dalë abuzime që jemi duke i procedu si kallëzime penale në prokurorinë speciale. Për ne është e papranueshme që drejtori, vazhdon të jetë në paraburgim dhe në krye te KEK-ut”, ka thënë ai.

Tutje Tahiri, ka bërë të ditur se do ta ftojnë kryeministrin Kurti, dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për t’i informuar opozitën dhe qytetarët në lidhje me keqpërdorimet në KEK.

Post Views: 243

Poste të ngjashme

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ka ndodhur në Zajm...

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

23/09/2025, 7:16

Në SHBA dhe shumë vende të tjera, orari klasik i punës është tetë orë në ditë, pesë ditë në javë....

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

23/09/2025, 7:14

ot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sot në vendin tonë do të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës

23/09/2025, 6:48

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Zajm të...

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

22/09/2025, 20:14

Sot në moshën 71 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Enver Petrovci. Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet...

Lajmi i fundit

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30
​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

23/09/2025, 7:16
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

23/09/2025, 7:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës

23/09/2025, 6:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv