Ngjarje Historike në Tiranë – Lansohet Forumi Global për Qeverisje dhe Instituti Ndërkombëtar për Qeverisje!
Më 10 shtator, Tirana bëhet qendra botërore e debatit mbi qeverisjen dhe reformat publike!
Besnik Tahiri zyrtarizon krijimin e International Governance Institute dhe organizimin e Konferencës së parë Ndërkombëtare për Qeverisje, ku do të mblidhen liderë botërorë, diplomatë, akademikë e ekspertë të fushës.
Konferencën do ta hapë vetë Kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet prezantimi i planit vizionar #RAMP4 – Rama’s Marshall Plan for Albania.
???? Një forum i nivelit të lartë që shënon fillimin e një epoke të re për qeverisjen publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
???? Regjistrimet janë hapur:
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas një kohe bukur të gjatë, shumë bisedash e konsultimesh me miq e kolegë, njerëz të përvojave e dijeve, studiues, diplomatë e ekspertë fushash, jam i lumtur tu them se kam arritur ta jetësojë një Ide që më është sillur ndër vite: krijimin e një Forumi Global për Qeverisje dhe themelimin e International Governance Institute.
Përtej ides, kanë qenë tri arsye që më kanë shtyrë drejt realizimit të këtij projekti, pikërisht në këtë kohë:
1. Ka ardhur koha seriozisht të rishikohet koncepti i parimeve të qeverisjes së mirë “Good Governance Principles”, të cilat kanë ardhur si kritere pas rënies së Murit të Berlinit, e të cilave për vlerësimim tim ju ka skaduar afati.
2. Balancimi i rolit gjithnjë e më dominues të sektorit privat me atë të sektorit publik është imperativ i kohës. Kjo, sepse sektori privat po e tejkalon me shpejtësi sektorin publik, duke e zbehur ndikimin dhe rolin e tij tradicional.
3. Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me organizatat zhvillimore është jetik, pasi shumë programe tradicionale janë zbehur ose nuk egzistojnë më. Fokusi global është zhvendosur nga politikat publike, demokratizimi dhe qeverisja efikase drejt temave si siguria, pandemitë dhe inflacioni. Kjo e bën edhe më të nevojshme rikthimin e vëmendjes te fuqizimi i sektorit publik.
Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje do të jetë forum i nivelit të lartë dhe do të shërbejë si një platformë vjetore e dialogut dhe sugjerimeve mbi qeverisjen dhe reformat në sektorin publik, duke bashkuar lider institucional, politikëbërës të njohur, diplomatë, akademikë dhe ekspertë për të adresuar tri sfidat e përmendur më sipër.
Konferenca, do të mbahet më 10 shtator në Tiranë, si edicion i parë, ndërsa po atë ditë do të lançohet edhe International Governance Institute.
Për jetësimin e kësaj ideje kam pasur ndihmesë të madhe nga shumë njerëz të profileve e thirrjeve të ndryshme dhe dua të falënderoj të gjithë ata që që më kanë dëgjuar, besuar dhe mbështetur në këtë nismë.
Para dy vitesh, diskutimet e para i kam pasur me ish-Ambasadori Britanik ????????, Nick Abbott në Kosovë, e ish-shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci me të cilët kam zhvilluar shumë biseda në Prishtinë, e mëpastaj me Prof. Dr. Friedhelm Frischenschlager në Vjenë të ????????, prej të cilit kam marrë gjëra të vyera nga këndvështrimi i sigurisë dhe ndryshimeve në Europë. Mayor Harry Hardman nga Teksasi i ???????? meriton një vlerësim të lartë i cili që nga dita e parë i dha mbështetje të plotë kësaj ideje.
Një falënderim i veçantë shkon për Miranda Hajdarin, e cila realizoi webfaqen tonë me përkushtim serioz, profesionalizëm dhe me kujdes të veçantë.
I jam shumë mirënjohës Kryeministrit Rama, i cili do të jetë folësi kryesor dhe do të hapë këtë konferencë, si dhe secilit folës dhe mbështetës të kësaj ideje, e cila tashmë po shndërrohet në një institucion të qëndrueshëm.
Të gjithë ata që kanë interes të ndjekin panelet e mrekullueshme, ju lutem regjistrohuni. Ndërkohë, presim me padurim propozimin tonë #RAMP4 (Rama’s Marshall Plan for Albania), i cili do të prezantohet të hënën me 7 pikat kryesore të programit të qeverisë Rama 4.
Me shumë respekt,
Besnik Tahiri
Themelues dhe President
Instituti Ndërkombëtar për Qeverisje
https://intgovernanceconference.org