https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri për liberalizimin e vizave: Heshtja e Kuvendit nuk i bën hajr as nder Kosovës

Tahiri për liberalizimin e vizave: Heshtja e Kuvendit nuk i bën hajr as nder Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave edhe në Kuvend të Kosovës. Ai për këtë ka kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca që t’i shkruaj presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca duhet të adresojë çështjen e liberalizimit të vizave në BE.

Tahiri mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian e ka quajtur diskriminim klasik.

“Në kryesi e kam ngritur një kërkesë që Kuvendi përmes kryetarit t’i adresohet presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mosvendim për liberalizimin e vizave, e që për neve është diskriminim klasik”.

Sipas tij, heshtja e Kuvendit përballë kësaj çështjeje nuk është e pranueshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka thënë se në seancën e fundit, janë ratifikuar nëntë marrëveshje ndërkombëtare, ku shumë prej tyre janë të lidhura ngushtë me BE, prandaj ai është shprehur “heshtja jonë nuk i bën hajr e as nder Republikës së Kosovës”.

ADVERTISEMENT

Ndërsa për Ligjin e Pagave, Tahiri ka thënë se ky ligj ka përfunduar fazën e konsultimit publik, por që nuk po shkon në Kuvend për miratim.

Në anën tjetër, shefi i GP të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës më 20 tetor ka deklaruar se shqyrtimi i parë i projektligjit për mbështetjen e punëve publike është me rëndësi pasi sipas tij e trajton çështjen e inflacionit, kontratat e lidhura për rrugë, shkolla e çerdhe të cilat sipas tij nuk po realizohen për shkak të ngritjes së çmimeve.

Sipas tij, Kosova ka një ngecje dhe mungesë të realizimit të projekteve.

Ai për këtë ka fajësuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ka mosefikasitet të punës.

“Sikur të kishte qeveri më efikase atëherë do realizoheshin projektet e parapara”, ka thënë ai.

Sipas tij, për vitin 2022, është projekt-buxheti që e ka miratuar vetë kjo Qeveri, e cila ende nuk e ka shpenzuar buxhetin për këto programe të parapara.

Poste të ngjashme

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe,...

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

13/02/2026, 22:50

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu. Ai tha se viktima është plagosur në këmbë. “Ju...

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

13/02/2026, 21:22

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E trishtë: Ky është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi

13/02/2026, 19:42

Lavdi Halili, është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës....

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

13/02/2026, 19:40

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës. Rastin...

Lajmi i fundit

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35
Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

13/02/2026, 22:50
Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

13/02/2026, 21:22
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E trishtë: Ky është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi

13/02/2026, 19:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv