Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër deklaratat e fundit të qeverisë kundër sistemit të drejtësisë, duke i cilësuar ato si përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar arritjet institucionale të Kosovës.
“Këto janë kalkulime të ftohta dhe të liga”, theksoi Tahiri, duke shtuar se gjuha e përdorur nga Kryeministri dhe Ministria e Drejtësisë po rrezikon arritjet historike të 25 viteve të fundit.
Sipas tij, kryeministri Kurti me bashkëpunëtorët e tij po synon ta copëtojë trashëgiminë institucionale të vendit.
Ligji dhe drejtësia po kthehen në një poligon të populizmit dhe propagandës nga njerëz të mbushur me mllef për shkak të mungesës së arritjeve dhe humbjes së pashmangshme me 9 shkurt”, përfundoi kryeparlamentari i AAK-së.