„Mandati i secilit deputet është të përfaqësojë temat që janë me interes të vendit dhe publikut dhe të njëjtat t’i deklarojë dhe argumentojë në seanca parlamentare.
Jam i lumtur që të konfirmoj se raportin që e ka bërë IKD-ja për vitin 2022, e qet Grupin Parlamentar të AAK-së si grupin e parë më aktiv në krahasim me numrat që i ka, që ka dalë në faqe 27 të këtij raporti.
Në të njëjtën kohë, në aspektin kualitativ, Grupi Parlamentar i AAK-së është i pari në adresimin e interpelancave ndaj Qeverisë dhe kërkesave për debate parlamentare.
Po ashtu, në rangimin e deputetëve, unë jam deputeti me më së shumti deklarata në këtë temë.
Ky vlerësim që vjen nga një institut i pavarur është fakt, por në të njëjtën kohë, është motiv që të punojmë më shumë për të mbrojtur interesin qytetar dhe për të adresuar tema që e përmirësojnë Kosovën.
Felaminderit të gjithëve që na besuan, ky është vetëm një obligim shtesë për të punuar më shumë.“