https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri: Vlera e Koeficientit në Ligjin e Pagave duhet të jetë 129 euro

Tahiri: Vlera e Koeficientit në Ligjin e Pagave duhet të jetë 129 euro
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se Ligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publik mund të rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese për shkak të disa neneve.

Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri ka kërkuar që disa nene të largohen nga këto ligje për çka ka thënë se nuk do të mbështesin ato që i rrezikojnë këto ligje në Kushtetuese.

Duke folur për ligjin për paga, ai ka thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, gjë të cilën AAK do ta adresojë përmes një amendamenti.

Tahiri ka thënë se ligji i pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt 2023 duke shtuar se duhet të merret parasysh propozimi i grupit parlamentar të AAK-së.

“Siç e dini vlera e koeficientit nuk është as në buxhetin e Kosovës dhe as nuk do të trajtohet nesër në Kuvend. Sipas kalkulimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, vlerë kjo e cila në tabelën të cilën e kemi këtu të paraparë do të mundësojë që pagat në shumicën e sektorëve të kenë ngritje në bazë të ligjit që ne e kemi pasur, për shkak se shumica e pagave përveç në gjyqësor dhe në disa tema të tjera është më e ulët, pra vlera prej 129 eurosh është vlera e cila duhet të jetë dhe këtë do ta adresojmë ne përmes një amendamenti në komisionin funksional në të cilin unë jam anëtar”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar që të largohen nenet ku sipas tij bëhet dallime në mes të institucioneve kushtetuese.

“Provizionet, të cilat bëjnë dallime në mes të institucioneve kushtetuese siç është ai me Kuvendin pastaj në shtojcë te disa institucione siç është Dogana dhe Administrata Tatimore dhe nene të tjera që rrezikojnë që kur ky ligj potencialisht të shkojë në Gjykatë kushtetuese dhe të bie, duhet të largohen. Pra, nuk duam lojë, nuk duam dhe nuk do të mbështesim asnjë nen që potencialisht e rrezikon këtë ligj në gjykatë Kushtetuese, dhe ajo lidhet po ashtu edhe me parashikueshmërinë e pagës”, ka thënë ai.

Ndërsa te Ligji për Zyrtarët Publikë, Tahiri ka thënë se nëse pozitat e larta në administratë kthehen më mandat, atëherë ligji mund të bie nëse dërgohet në Kushtetuese.

“Te ligji për zyrtarët publikë, nëse preket mandati, pra nëse pozitat e larta në administratë shtetërore do të kthehen me mandat, atëherë jam i bindur që kushdo që e dërgon në Gjykatë kushtetuese ky ligj do të bie. Nenet që e rrezikojnë meritokracinë dhe ngritjen në karrierë të zyrtarëve publik mund të shkaktojnë rrëzim në Gjykatën Kushtetuese. Dallimet në mes të institucioneve përkatëse dhe në veçanti ministrive, nuk mund të ketë një ministri fuqi dhe status më të veçantë se një ministri tjetër”, ka thënë ai./KP

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv