U mbajt takimi “Takimi me Karateistët 2026”, ku u shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë trajnerët e karatesë që, ndër vite, kanë dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Gjatë këtij takimi u vlerësua puna, përkushtimi dhe sakrifica e trajnerëve, të cilët përveç përgatitjes sportive, kanë ndikuar edhe në formimin e karakterit, disiplinës, respektit dhe vetëbesimit te shumë të rinj.
Pjesëmarrësit theksuan se falë angazhimit të tyre, shumë gjenerata kanë gjetur rrugën e suksesit në sport dhe në jetë, ndërsa kontributi i trajnerëve do të mbetet gjithmonë i respektuar dhe i vlerësuar.
Respekt për të gjithë trajnerët e karatesë! 🥋 OSS! 💪







