https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Takimi Kurti -Vuçiq buzë liqenit, çfarë dihet deri tash

Takimi Kurti -Vuçiq buzë liqenit, çfarë dihet deri tash

Në një rezidencë shtetërore buzë Liqenit të Ohrit, që dikur ishte vila verore e udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito, janë takuar sot Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi nisi pas disa orë diskutimesh që ata i patën me ndërmjetësuesit evropianë, ndaras. Në Ohër BE po përpiqet t’i bindë palët që t’a dakordojnë tekstin e Planit të Zbatimit të Marrëveshjes për të cilën janë dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Kryeministri Kurti është deklaruar optimist mëngjesin e sotëm, kur ka folur para gazetarëve të shumtë që janë mbledhur në Ohër.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti.

Sipas agjendës së Bashkimit Evropian, bisedimet sot do të nisnin në orën 10:30. Deri në atë kohë, Kryeministri Kurti realizoi disa takime.

Është pritur nga Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski dhe nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilët ishin të lumtur si nikoqirë. Ndërsa, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti i ka falënderuar edhe për mikpritjen e sotme, edhe për bashkëpunimin fqinjësor në përgjithësi.

Në Ohër, Kurti e ka takuar edhe një prej liderëve shqiptarë, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Në Ohër, Kurti e ka takuar edhe një prej liderëve shqiptarë, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor
Deri tash, takimet mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq janë mbajtur në Bruksel. Ishte e pazakontë zgjedhja e Ohrit për këtë takim. Kryeministri Kurti nuk humbi as këtë rast për të bërë përshkrime – kësaj radhe Liqenit Ohrit.

Në vendin e ngjarjes, përvec ndërmjetësuesve evropianë, ka shkuar edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sic tha ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë Veriore, Angela Alegger, Escobar merr pjesë në takim “në cilësinë e vëzhguesit”.

Kryeministri Kurti, që s’i kishte as 24 orë nga pritja që ia bëri Escobarit në Prishtinë, e takoi edhe sot në Ohër, shkurtimisht.

Prej 27 shkurtit, kur ishte caktuar takimi i sotëm, pritej që në Ohër të kishte një marrëveshje. Kurti ka thënë se atje ka shkruar për “bisedime për marrëveshjen”.

“Përderisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të këtë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultojë me marrëveshjen. Marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Pra, nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.

Ndërkaq, emisari Escobar i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë pritje për finalizimin e aneksit të propozimit evropian,

“Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit”, ka thënë sot Escobar.

Prej deklarimeve të fundit të palëve, kishin kaluar disa orë, dhe rreth orës 15:00, zëdhënësi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, doli t’ua sqarojë disa gjëra gazetarëve.

Ai tha se pasi të përfundojnë të gjitha takimet, para tyre do të flasë vetëm Kryediplomati evropian, Josep Borrell, por në konferencë nuk do të mund t’i bëhen pyetje.

Stano tha se nuk dihet kur përfundojnë diskutimet, por kjo mund të ndodhë “pasdite vonë, ose në mbrëmje”.

Para disa minutash ka nisur edhe takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, ndonëse më vonë se sa kur ishte paralajmëruar se do të fillonte.

Bashkimi Evropian ka publikuar disa fotografi, ku dy liderët shihen ballë-për-ballë me njëri-tjetrin, ndërsa Borrell dhe emisari për dialogun, Miroslav Lajcak, në mes.

Kanë bashkëngjitur edhe një vidoe me mbishkrim, ku përshkruhet takimi, ndërkaq te Kurti, kur tregojnë se është kryeministri kosovar, i kanë vendosur një fusnotë. /Express/

Poste të ngjashme

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

23/11/2025, 11:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Xhemail Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku tha...

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

23/11/2025, 10:31

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, veprimtarin e LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

23/11/2025, 10:27

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm. Gjatë kontrollit në lokalin...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy të mitur përfundojnë në QKUK, dyshohet se një person i goditi me thikë

23/11/2025, 10:11

Dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje fizike me një person tjetër në Prishtinë. Sipas të dhënave...

Fushata parazgjedhore/ IPK-ja rekomandon suspendimin për një koloneli policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Kapen tri gra shtetase serbe duke kaluar kufirin ilegalisht në Leposaviq

22/11/2025, 11:16

Tri gra shtetase të Serbisë janë kapur teksa kanë kaluar ilegalisht kufirin në Qirikoviq të Leposaviqit. Në raportin 24-orësh thuhet...

Lajmi i fundit

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

23/11/2025, 11:56
25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

23/11/2025, 10:31
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

23/11/2025, 10:27
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy të mitur përfundojnë në QKUK, dyshohet se një person i goditi me thikë

23/11/2025, 10:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv