Sot u mbajt takimi me mërgatën, organizuar nga kryeministri Kurti dhe kandidatët për deputetë, shkruan Mitrovica SOT
Kandidati për deputet me numër 48 nga LVV, Mefail Bajqinovci, tha se kontributi i mërgatës është i pazëvendësueshëm.
Tutje, ai tha se këto takime dëshmojnë përkushtimin e LVV për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të nderuar kontributin e tyre.
Postimi:
Sonte, në takim me mërgatën tonë të dashur, gjysmën e kombit që mban gjallë traditat dhe lidhjet me Kosovën. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit tonë. Së bashku, ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Këto takime dëshmojnë përkushtimin tonë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të vlerësuar kontributin tuaj të çmuar në zhvillimin e Kosovës. Së bashku, mund të arrijmë suksese të reja dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Edhe mërgata e thotë: S’ka kthim mbrapa!