https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Të dashurës donte t’i priste fytin, shënjestër kishte ish-vjehrrin, pas 4 vrasjesh do të dorëzohej

Të dashurës donte t’i priste fytin, shënjestër kishte ish-vjehrrin, pas 4 vrasjesh do të dorëzohej

Është zbardhur dëshmia e plotë e autorit të asaj që tashmë njihet si masakra e 1 marsit, Dan Hutra, i cili në pak minuta të mesditës, vrau gjakftohtësisht tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Në këtë dëshmi, vrasësi i shumëfishtë ka zbuluar vetë detaje rrëqethëse nga aktet që ai ka kryer, duke shpjeguar edhe gjithë planin që kishte hartuar.

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh”.

Kështu ka treguar ai fillimisht, i pyetur nga hetuesit.Ai ka reflektuar po ashtu se nuk donte ta qëllonte me armë viktimën, sepse në të kundërt nuk do të kishte dot mundësinë të kryente vrasjet e tjera.

Më pas, ai ka vijuar të tregojë se ka shkuar në Kodër-Kamëz, për të vrarë ish-vjehrrin e tij, të cilin nuk e ka gjetur vetë në shtëpi.

Por, aty kanë qenë gratë e shtëpisë, ndër të cilat edhe ish-bashkëjetuesja e Hutrës, me të cilën ai kishte një fëmijë të sapolindur.Duke vrarë dy gratë e para në oborr, nën breshëri kallashnikovi, atij i kanë mbaruar municionet dhe ka shkuar për t’i marrë jetën me thikë ish-bashkëshortes dhe ish-vjehrrës.Këtë gjë nuk e ka arritur dot.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vijimësia e “skenarit” makabër të ndërmarrë, kishte të bënte me dy objektiva të tjerë, vëllain e Vladimir Kurtit, me të cilin ai kishte pasur konfliktime në të shkuarën dhe gjithashtu edhe në burg.

Personi tjetër, ishte një qytetar, i cili sipas Hutrës, i kishte dhënë një pistoletë vrasësit të babait të tij, 23 vjet më parë dhe kështu, kërkonte hakmarrje.

Më pranë, siç ka shpjeguar, ka pasur shtëpinë e Kurtit dhe ndaj ka shkuar aty, por pa e gjetur babanë e kundërshtarit në shtëpi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në atë ka thirrur nëse kishte njeri dhe vajza e shtëpisë ka dalë në oborr, ku Hutra më pas e ka qëlluar dhe e ka lënë të vdekur.

Mamanë e saj ndërkaq, nuk e ka qëlluar, sepse siç rrëfen, nuk donte ta vriste.

ADVERTISEMENT

“Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”.

Objektivin e fundit kishte vendosur ta kryente në Sharrë, për ku ai është larguar me automjetin e tij.

Madje, është ndeshur rrugës edhe me patrulla policie, të cilat shkonin drejt vendngjarjeve të vrasjeve të tjera.

Me të shkuar në Kodër, ai po priste ardhjen e objektivit tjetër dhe me të kryer vrasjen e katërt, kishte në plan të vetëdorëzohej në Polici.

Por, diçka e tillë nuk ka ndodhur, sepse Hutra është vënë në pranga dhe tashmë pritet dënimi për të.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv