Të dielën, më 26 tetor, vendi ynë do të kalojë nga ora verore në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke u bërë 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, ndërsa dita do të fillojë të errësohet më herët, shkruan rtsh.al.
Ndryshimi i orës zbatohet çdo vit në fund të tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje për heqjen e kësaj praktike sezonale.
Propozimi i Komisionit Evropian për ta eliminuar ndryshimin e orës, i paraqitur në vitin 2019 dhe i mbështetur nga Parlamenti Evropian, nuk është miratuar ende nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.