Aktiviteti tradicional “Me Biçikleta n`Pranverë” do zhvillohet këtë të diele, në sheshin “Ali Ajeti”, shtegu do jete i gjatë rreth 10km, do përshkohen fshatrat Letanc, Bajçinë, Peran, Obranç dhe kthimi përsëri në sheshin “Ali Ajeti”.
Ky është aktivitet jo-garues dhe ka për qellim promovimin më të madh të biçikletave brenda qytetit dhe rrethinë. Ky aktivitet zhvillohet nën monitorimin e Stacionit Policorë të Podujevës.
Pije dhe fruta/ushqim do sigurohen nga organizatorët.
Mosha për pjesmarrje është 15+.
Ky aktivitet organizohen nga LLapi Cycling Group dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna Podujevës.
26.05.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim