https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Të pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë, FIT protestojnë sërish javën tjetër – pritet t’u bashkohen edhe njësi tjera

Të pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë, FIT protestojnë sërish javën tjetër – pritet t’u bashkohen edhe njësi tjera

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT, ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të protestojë sërish para Qeverisë së Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se kësaj proteste pritet t’i bashkohen edhe njësi tjera të Policisë.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në një mbledhje të mbajtur më 16 nëntor.

Ekzekutivi kosovar e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.

Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjve të punës për Policinë e Kosovë, në mënyrë që, krahas lehtësimit në punë, të ndikojmë në uljen e rrezikut gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive”, ka deklaruar Kurti.

Shtesat për rrezikshmëri, ka treguar Kurti, do të fillojnë të aplikohen nga paga e muajit nëntor.

ADVERTISEMENT

Kryeministri i Kosovës ka thënë se me aprovimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policorë.

Javë më parë, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

/GazetaSinjali/

Post Views: 466

Poste të ngjashme

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

08/05/2025, 21:10

Pas emsionit në Debat Plus ku u publikuan dokumente dhe pretendime për afera dhe hajni ka reaguar Faton Peci. Ministri...

Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

08/05/2025, 19:18

Presidentja Vjosa Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës uroi Papa Leon për zgjedhjen e tij sot. Me...

BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

08/05/2025, 16:48

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në festimet...

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

08/05/2025, 16:10

Llapi dhe Ferizaji kanë ndarë pikët, në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës. Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajaziti”...

‘Pritni pak’, Alba ka diçka për të thënë

‘Pritni pak’, Alba ka diçka për të thënë

08/05/2025, 16:07

Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Alba Vukaj ka ndarë një mesazh të fuqishëm me ndjekësit e...

Lajmi i fundit

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

Eskalon Faton Peci dhe ofendon rëndë gazetarin Ermal Panduri: E quan qelbësirë e milioner

08/05/2025, 21:10
Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

08/05/2025, 19:18
BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

08/05/2025, 16:48
Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat

08/05/2025, 16:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv