Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Prishtinë tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar pame nga vendi i ngjarjes, ku shihet se policia së bashku me ambulancën kanë dal në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve ambulanca ka marrë një person, i cili dyshohet se është plagosur.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.