Një person është arrestuar në Podujevë pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz) dhe 9 fishek, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Metehi, Podujevë / 27.12.2024 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se në një aheng ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz) dhe 9 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info