Të shtëna me armë janë raportuar sot në Komoran të Drenasit.
Prokurori i rastit ka konfirmuar se incidenti s’ka të bëjë me procesin zgjedhor, por që lidhet me një mosmarrëveshje të para tri javëve mes tre të dyshuarve, raporton Zeri.info.
Policia është në kërkim të tre personave të dyshuar për rastin.
“Incidenti nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor.
Arsyeja e konfliktit nuk dihet në detaje, sipas informatave kjo lidhjet me një marrëveshje të para tri javëve mes të dyshuarve”, tha prokurori i rastit.
Ai shtoi se deri tani nuk ka persona të ndaluar, pasi ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim.







