Njoftim
Të shtunën, më 19 prill nga ora 08:00 – 19:00 është planifikuar që të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa” (nga fabrika e armaturës deri tek lagjja “Shqiptarët për shqiptarët”).
Andaj gjatë kësaj kohe kjo rrugë do të jetë e bllokuar për qarkullim. Kërkojmë nga ana e qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative.
18.04.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim