https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Telefoni e shpëtoi nga plumbi, rrëfimi rrëqethës i ish-gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari

Telefoni e shpëtoi nga plumbi, rrëfimi rrëqethës i ish-gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari

Ish-gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jasharaj, ka rrëfyer tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës.

Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastisur ta shohë në asnjë vend tjetër.

Duke folur për luftën në Prekaz, Smit ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jasharaj kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Më kujtohet që erdha me xhirua çka po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiru aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë ditë më 5 mars të vitit 1998. Unë kisha ardh prej Bosnjës me mbulu luftën e Kosovës, dhe kur e kyçura xhirimet, po shoh se disa prej tankeve që serbët i kishin vjedh prej holandezeve në Bosnjë, i kishin marrë për me i sulmu Jasharajt dhe në atë kohë fillova me i xhiru dhe më vrenjtën serbët se isha duke i xhiruar prej majës së kodrës, edhe gjuajtën në drejtim timin dhe unë shpëtova vetëm pse plumbi përfundoi në telefonin tim mobil”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Ndonëse kishte dëgjuar për UÇK-në, Smith nuk e njihte dikë nga udhëheqësit e saj. Thotë se ishte takuar me një njëri në Zvicër, e i cili i kishte treguar për organizimin që po ndodhte në Kosovë.“Unë kisha dëgjuar për UÇK-në se kisha shkuar në Zvicër dhe isha takuar me një njëri që u quajt Pleurat Sejdiu, më ka treguar për UÇK-në dhe me ka treguar se çfarë është duke ndodhur dhe më pat vendos në kontakt me UÇK-në këtu (në Kosovë), por nuk i dija të gjitha detajet por pak kisha dëgjuar, e më vonë e kuptova kur erdha në Kosovë, e sot e kësaj dite jam shumë i lumtur që edhe Aeroporti i Kosovës e ka emrin Adem Jashari”, thotë Smith për EO.

Smith ka thënë se mobilizimin e popullatës që ka parë në Kosovë, nuk e ka parë në asnjë vend ku ka pas luftë.“Çka më ka befasuar është brutaliteti i asaj masakre, si e vrasin krejt familjen, jo vetëm ata që ishin të armatosur, mandej çfarë më ka befasuar se unë kam qenë në luftërat tjera në Irak e Bosnjë, nuk e kam parë mënyrën sesi e ka mobilizuar krejt popullatën ajo masakër. Ajo masakër i ka mobilizuar të gjithë njerëzit, jashtë Kosovës kanë filluar të vijnë njerëzit. Pra ka pasur efekt të kundërt të asaj se çka dojshin serbët, pra me i demoralizuar këtë popullatë, në fakt e ka mobiluzu”, ka thënë ai.

Poste të ngjashme

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20

  Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self në Shtetet e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas...

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54

Mediat në Serbi kanë raportuar për një incident të armatosur që pretendojnë të ketë ndodhur në drejtim të oficerëve të...

Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50

Një baba ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij në Drenas. Siç thuhet në raportin 24-orësh, ai ka raportuar se...

Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

07/02/2026, 9:38

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Loxhë të Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku që ka lënë dy persona të lënduar....

Lajmi i fundit

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54
Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv