Policia e Kosovës po heton një rast të tentim vrasjes në Lipjan.
Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje, ku një person ka mbetur i plagosur. I njëjti është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, njofton policia./Paparaci







