Ka nisur edhe tentativa e dhjetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Seanca që ishte paraparë për të filluar në orën 10:00, ka nisur me vonesë.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por mori përgjigje të njëjtë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka lutur kryesuesin e seancës që mos ta kthejë Kuvendin në cirk.
Mos lejoni të dirigjoneheni nga partia”, ka thënë Krasniqi.
Seanca u shty për të hënën në orën 10:00.