https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Testi i Arritshmërisë “test i marrëzisë”, thotë Tahiri

Tahiri ngre alarmin: Kosova rrezikon të mbes pa profesionistë, pa rini dhe pa shpresë

Shefi i grupit paralamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas përfundimit të testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës ka thënë se “është test i marrëzisë”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tahiri ka kritikuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Testi i Arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë! Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tutje ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka pasur as informim për rëndësinë që ka ky test.

“Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShT, se cila është rëndësia e Testit të Arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithçka rutinë”.

“Përgjatë gjithë kohës nuk pati asnjë debat rreth asaj se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit, dhe çfarë mund të bënin mësimdhënësit dhe prindërit në këtë drejtim”.

“Pra, as informim as përfshirje, sikur dështimi dhe mos pritshmëria e nxënësve të ishte qëllim”.

Sipas tij, në raste të tilla janë vetëm nxënësit ata që janë “viktima”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Është e papranueshme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”.

Grupi i AAK-së parlamentar ka thënë se është duke pritur disa rezultatet, ndërsa deri atëherë është thënë se do të bëhen disa veprime nga kjo parti.

“Nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve. Po ashtu, ankesat mund të drejtohen në emailin tonë: Grupiaak@assembly-kosova.org ose telefon: 03820010115”.

Pas daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq, AAK ka potencuar se do të bëjë dy veprime.

ADVERTISEMENT

“Do të ftojmë në interpelancë ministren e MAShT-it. Do të kërkojmë votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës”.

Ndryshe, çdo vit në rrjetet sociale gjatë procesit të mbajtës së dy testeve atë të Arritshmërisë dhe të Maturës publikohen pyetjet dhe po ashtu nxënësit kanë qasje në telefonat e tyre./Albaninan POST

Post Views: 491

Poste të ngjashme

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

09/09/2025, 15:39

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar pas shpërthimit në parkingun e QKUK-së në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

09/09/2025, 10:36

Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës...

Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

09/09/2025, 9:59

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesorë për vrasjen në Podujevë. Njoftimi: Kërkesë për...

Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

09/09/2025, 8:24

Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet ekskluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. Ministri...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ekskluzive: Vrasje e rëndë në tentativë- 21-vjeçari godet me veturë pesë të rinj, një prej tyre në gjendje të rëndë

09/09/2025, 7:51

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se...

Lajmi i fundit

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

09/09/2025, 15:39
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

09/09/2025, 10:36
Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

09/09/2025, 9:59
Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

09/09/2025, 8:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv