https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi.

Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.

Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit, ishte një “sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë”.

Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i qartë në qëndrimin e tij se treni me afishe nacionaliste nuk duhej lejuar të hyjë brenda Kosovës.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, pati thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Edhe kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, pati deklaruar se nuk do të lejojnë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme.

Treni, sipas autoriteteve serbe, ishte ndaluar në Rashkë, komunë në Serbinë jugperëndimore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryeministri i atëhershëm serb, Aleksandër Vuçiq, akuzoi Prishtinën për provokim, ndërsa ishte ankuar te shefja e asaj kohe e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe paralajmëroi se do të njoftonte Rusinë, Kinën dhe ShBA-në për siç tha, ‘faktin se Prishtina po luan lojëra lufte’.

Ambasadori i atëhershëm i ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, u pati bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, duke thënë se ka nevojë për normalizim, e jo për konfrontim.

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv