Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë.
Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai ka bërë me dije se ky propozim kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy shteteve.
“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar. Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, është shprehur Thaçi.






