Një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
Incidenti ka ndodhur në Prishtinë të hënë rreth orës 12:30.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Nuk dihen më tepër detaje nga ky rast, por se po hetohet nga organet e rendit si “Lëndim i lehtë trupor”.
Është konfiskuar thika e cila dyshohet se është përdorur në rast./ Klankosova.tv







