Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Viktima është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe pritet të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror.
Për gjendjen e tij shëndetësore, për Gazetën Sinjali ka folur mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili ka bërë me dije se gjendja e viktimës është e rëndë dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.
“Gjendja e tij është e rëndë. Përveç që është therur me thikë, ai ka lëndime të rënda në kokë. I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe jemi në pritje për ta dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi Govori për Sinjalin.
Gazeta Sinjali më herët ka raportuar për këtë ngjarje, që ndodhi pasditen e 23 janarit 2026, ku viktima u gjet i gjakosur dhe në gjendje kritike. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Sipas informacioneve që ka pranuar Sinjali, rreth orës 15:30, Policia kishte marrë njoftim se në rrugën e Pejës, afër “Villa Motel Pisha”./Gazeta Sinjali







