Drejtoresha e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë në Komunën e Podujevës Saranda Stublla tha:
Jam krenare pafundësisht pasiqë me veprimet e mia kam mbrojtur pronën publike të Komunës në fshatin Orllan, duke parandaluar tjetërsimin e rreth 8 hektarëve tokë. Kjo pronë rrezikohej nga vendime gjyqësore të marra para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të cilat mund të kishin pasoja të dëmshme për komunën tonë.
Pavarësisht akuzave të ngritura ndaj meje nga Prokuroria, bazuar në kallëzime penale të palëve Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favorin tonë, duke konfirmuar të drejtën time dhe se kjo pronë i përket Komunës së Podujevës. Ky vendim dëshmon përkushtimin tim për mbrojtjen e interesave publike.
I falënderoj familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen!