Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka krahasuar veriun e Kosovës me gjendjen e dikurshme në Lazarat, fshatin e Gjirokastrës të njohur për kultivim të substancave narkotike.
Në një intervistë për A2 CNN të mërkurën, Rama komentoi deklaratën e tij për The Financial Times disa javë më parë kur e quajti veriun e Kosovës “tokë të askujt”.
“Unë kam përdorur një term që e kam përdorur edhe për Lazaratin, për shembull kur kam thënë është bërë një tokë e askujt. Tokë e askujt nuk është tokë e huaj, është gjë tjetër”, tha ai.