https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tragjedi në familje, gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas veten

Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të vdekur brenda thasëve të zinj
Share on FacebookShare on Twitter

Autopsitë e kryera mbi katër anëtarët e një familjeje që u gjetën të vrarë të hënën, treguan se ata humbën jetën nga duart e Emily Long, 34 vjeçe, e cila më pas kreu vetëvrasje. Viktimat janë bashkëshorti i saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Parker (8) dhe Ryan (6).

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 18 gusht 2025, në banesën e familjes në Madbury. Hetimet tregojnë se Emily Long mori një armë zjarri në shtëpi, qëlloi burrin e saj disa herë – i cili vuante nga një tumor në tru – si dhe dy fëmijët me nga një plumb në kokë, përpara se të qëllonte veten.

Rezultatet e autopsisë
Ryan Long: vdiq nga plagë të shumta me armë zjarri, vrasje.

Emily Long: një plumb në kokë, vetëvrasje.

Parker Long (8) dhe Ryan Long (6): nga një plumb në kokë secili, vrasje.

Një fëmijë tjetër i familjes, më i vogël, ishte në shtëpi në momentin e ngjarjes por shpëtoi pa lëndime dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e të afërmve.

Autoritetet theksuan se, edhe pse po hetohen çështje dhe probleme të mundshme brenda familjes, “nuk duhet të spekulohet se ngjarja ka ardhur vetëm nga një arsye apo një faktor i vetëm”.

Profili i viktimave
Ryan Long punonte prej 9 vitesh si psikolog shkollor në distriktin shkollor Oyster River dhe së fundmi si lektor në Universitetin Plymouth State. Ai ishte psikolog i licencuar dhe analist i sjelljes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Emily Long ishte diplomuar për menaxhim në Universitetin e New Hampshire dhe kishte punuar si Drejtore Operacionesh në kompaninë Wing-itz Restaurant Group. Së fundmi ishte në kërkim të një pune të re.

Në rrjetin TikTok, ku kishte rreth 5,600 ndjekës, Emily shpesh publikonte video për betejën e bashkëshortit me kancerin në tru, vështirësitë e familjes dhe gjendjen e saj emocionale. Ajo e përshkruante veten si “nënë e tre fëmijëve – bashkëshorte e një pacienti me kancer në tru” dhe e quante faqen e saj “ditar digjital, më i lirë se terapia”.

ADVERTISEMENT

Në një prej postimeve të fundit, ajo shkruante:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjithçka që dua të bëj është të fshihem nën një batanije me fëmijët e mi, por kjo nuk është e shëndetshme as për ta, as për mua. Sot vendosa të bëj një përpjekje të vetëdijshme për të ndryshuar mendësinë. Do të dal nga kjo depresion, dua apo jo.”

Pas ngjarjes, faqja e saj në TikTok nuk është më e qasshme për publikun.

Poste të ngjashme

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

21/05/2026, 14:41

Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej...

Lajmi i fundit

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv