https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tragjike: Vritet kaçanikasi në veturën e tij, e sulmuan me breshëri plumbash

Tragjike: Vritet kaçanikasi në veturën e tij, e sulmuan me breshëri plumbash
Share on FacebookShare on Twitter

Një person raportohet të jetë vrarë mbrëmë në Kaçanik.

Sipas Policisë së Kosovës, 48 vjeçari me inicialet N.C., është gjetur pa shenja jete në automjet përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti me breshëri plumbash mbi automjet dhe në drejtim të shoferit, e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se jo shumë larg nga vendi i ngjarjes në fshatin Soponicë është gjetur një automjet tjetër i udhëtarëve, i përfshirë nga flaka. Nga ky rast ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

Njoftimi i plotë:

 

VRASJE NË KAÇANIK

ADVERTISEMENT

Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Në lidhje me këtë policët hetues dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve , nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë i kanë nisur hetimet .

Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .

Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin .

Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

Poste të ngjashme

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56

Viti- Dy persona janë raportuar të zhdukur të enjten në Viti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është nën...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore....

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë – arrestohet një person

22/10/2026, 20:06

Nje person është arrestuar në Podujevë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri....

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

22/10/2026, 7:32

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri...

Lajmi i fundit

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48
ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë – arrestohet një person

22/10/2026, 20:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv