https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tragjike: Vritet nga ish-bashkëshorti 29 vjeçarja me origjinë shqiptare

Tragjike: Vritet nga ish-bashkëshorti 29 vjeçarja me origjinë shqiptare

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur Kanadanë, ku një grua me origjinë shqiptare u vra nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 29 vjeçaren Savannah Kulla.

Rasti tragjik ka ndodhur pasditen e së martes në një parking në qytetin Brampton, në zonën Airport Road dhe Queen Street.

I dyshuari i identifikuar si Anthony Deschepper, pasi e kishte qëlluar ish-gruan e tij e rrëmbeu vajzën e tyre njëvjeçare, për çka menjëherë u alarmuan autoritetet kanadeze duke vënë në funksion “Amber Alert”, një sistem urgjent njoftimi që përdoret për rastet e rrëmbimit të fëmijëve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Foshnja u gjet më pas e sigurt, pasi ai e kishte lënë pranë të afërmve në rajonin e Niagara-s.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

38 vjeçari u vra më pas nga policia mëngjesin e së mërkurës, gjatë përpjekjes për ta arrestuar.

Për ngjarjen tragjike, ka folur nëna e viktimës, e cila për mediat atje deklaroi se vajza e saj kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të sjelljes obsesive të ish-partnerit.

ADVERTISEMENT

“Ishte i çmendur pas saj, deri në pikën e fiksimit. Ajo më thoshte shpesh se duhej të largohej prej tij,” – ka treguar e ëma me lot në sy.

Savannah Kulla ishte nënë e katër fëmijëve, tre djemve dhe një vogëlusheje 1-vjeçare, dhe njihej si një grua punëtore dhe shumë e përkushtuar ndaj familjes.

Autoritetet kanadeze e kanë cilësuar rastin si një vrasje që ka ndodhur për shkak të dhunës në familje, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada.

Poste të ngjashme

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

23/10/2025, 9:29

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se...

Ndalet rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërprehen seancat

Ndalet rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërprehen seancat

23/10/2025, 9:14

Ndërprerja e energjisë elektrike, e ka ndaluar edhe seancën për 400kg drogë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Si rezultat, gjyqtari...

Balaj: Kurti nuk i ka numrat, ka llogaritur në piketimin individual të deputetëve

Balaj: Kurti nuk i ka numrat, ka llogaritur në piketimin individual të deputetëve

23/10/2025, 9:11

Mandatari Albin Kurti, e ka pranuar se nuk i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë. Analisti Labinot...

Albin Kurti takohet me ministrin francez për Europën – flasin për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

Albin Kurti takohet me ministrin francez për Europën – flasin për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

23/10/2025, 9:04

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në kuadër të Procesit të Berlinit është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad....

Nesër akrepat kthehen një orë mbrapa, mund të flini një orë më shumë

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

23/10/2025, 8:56

Të dielën, më 26 tetor, vendi ynë do të kalojë nga ora verore në orën dimërore. Në orën 03:00 të...

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

23/10/2025, 9:29
Ndalet rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërprehen seancat

Ndalet rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërprehen seancat

23/10/2025, 9:14
Balaj: Kurti nuk i ka numrat, ka llogaritur në piketimin individual të deputetëve

Balaj: Kurti nuk i ka numrat, ka llogaritur në piketimin individual të deputetëve

23/10/2025, 9:11
Albin Kurti takohet me ministrin francez për Europën – flasin për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

Albin Kurti takohet me ministrin francez për Europën – flasin për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

23/10/2025, 9:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv