https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tri mesazhet e Faton Hajrizit nga arratia: Një lajmërim për popullin, dy për shtetin

Tri mesazhet e Faton Hajrizit nga arratia: Një lajmërim për popullin, dy për shtetin
Share on FacebookShare on Twitter

Faton Hajrizi i ka dërguar tri mesazhe nga arratia.

I dënuar me 27 vite burgim për vrasjen e një ushtari rus në vitin 2000, 40-vjeçari është deklaruar mbi arsyet e arratisjes nga burgu i Smrekonicës të shtunën në mëngjes.

Ai ka lëshuar një lajmërim për “popullin e Kosovës” dhe dy të tjera për institucionet shtetërore.

Hajrizi tha se populli “duhet ta dijë” se nuk është njeri i rrezikshëm dhe nuk do t’i bëjë keq askujt.

Popullit i bëj thirrje që të mos frikohen nga unë. Nuk ka rrezik prej meje. Asnjë qime e flokut nuk do t’i preket askujt. Nuk dua me përsërit veprën as kundërvajtje nuk do të bëj në komunikacion”, ka thënë ai. “Unë kam vepruar në veri të Kosovës edhe pas luftës kur kam qenë në arrati. Unë i kam ndjek Rojet e Ibrit, pikërisht unë. Po du me ju thënë se nuk jam armik i popullit unë. Ju e dini mirë se unë burgun e kam kryer para një viti e gjysmë. 2/3-at unë i kam bërë para një viti e gjysmë, kur është dashtë të lirohem nga burgu”

Për organet shtetërore, Hajrizi ka dërguar dy mesazhe: se duhet të përmirësohen kushtet në burgje dhe se nuk do të kthehet më aty.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

Ai ka përmendur edhe Gani Gecin, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, i cili shkoi në vuajtje të dënimit para tri vite e gjysmë në burgun e Smrekonicës dhe u lirua këtë vit.

“Në këtë gjendje nuk kthehem më në burg. Aty nuk ka rregull, nuk trajtohen të gjithë njësoj. Një shembull po ta marrë, unë një herë kam mungue në rresht, jam kanë i lodhur dhe u dashke me pushu, mbikëqyrësi nuk më linte me flejt. Po pse vallë Gani Gecin nuk e qitshin në rresht kurrë? Pse vallë Gani Gecin nuk e provokojshin? Pse vallë Gani Gecit nuk ia shtronin zullumin? Për çka? Sepse ju nuk keni respekt, veç tuteni prej njerëzve”, ka thënë ai.

 

ADVERTISEMENT

Faton Hajrizi u arratis nga burgu të shtunën gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.

I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë çarçafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.

Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma e burgut përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë.

Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për herën e nëntë.

Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Arratisjen e tij e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe ka njoftuar se për këtë çështje është njoftuar Policia dhe janë suspenduar dy oficerë.

Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte rreth 15-vjeçar. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.

 

Poste të ngjashme

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu....

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë...

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

18/04/2026, 13:49

Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes...

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

18/04/2026, 13:05

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Velani,...

Krerët e institucioneve nderojnë dëshmorët e Kryeqytetit

Krerët e institucioneve nderojnë dëshmorët e Kryeqytetit

18/04/2026, 12:17

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, pran shtatores së Zahir Pajazitit në kryeqytet, krerë institucionesh shtetërore po bëjnë...

Lajmi i fundit

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56
Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16
Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

18/04/2026, 13:49
Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

18/04/2026, 13:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv