Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit të PK-së, dje në Fushë Kosovë rreth orës 18:30 është raportuar se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës.
Lidhur me rastin, policia ka thënë se është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.
Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh.
Policia gjithashtu ka njoftuar edhe për një rast tjetër të dhunës në familje të ndodhur në Istog.
Në raport thuhet se palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.







