Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameriksë, Donald Trump kërcënoi të enjten me vendosjen e një tarife prej 200% mbi pijet alkoolike europiane, në përgjigje ndaj hakmarrjes së Bashkimit Europian që vendosi tarifa ndaj çelikut dhe aluminit amerikan – një pëshkallëzim i një luftë tregtare që mund të dalë lehtësisht jashtë kontrollit, shkruan CNN.
Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja do ta vendosë së shpejti një tarifë prej 200% mbi të gjitha VERËRAT, SHAMPANJAT dhe PRODUKTET ALKOOLIKE QË VIJNË PREJ FRANCËS DHE VENDET E TJERA TË PËRFAQËSUARA NGA BE-ja”, tha Trump. “Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”.
Trump paralajmëroi të mërkurën në Zyrën Ovale se do t’i përgjigjej tarifave hakmarrëse të BE-së.
Të enjten, ai e quajti BE-në “një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive në botë për taksat dhe tarifat, e krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara”.
Ai e cilësoi tarifën hakmarrëse të vendosur mbi bourbon-in amerikan si “të neveritshme”.