https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Trump pas fitores u drejtohet amerikanëve: Do të luftoj për ju me secilën frymë të trupit tim

Trump pas fitores u drejtohet amerikanëve: Do të luftoj për ju me secilën frymë të trupit tim
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale, pasi televizioni “Fox Neës” parashikoi se ai e ka mposhtur demokraten Kamala Harris.

“Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm” – tha ai të mërkurën herët para një turme të ngazëllyer, raporton agjencia “Reuters”.

Kandidati republikan për nënpresiden, JD Vance, e falënderoi ish-presidentin Trump që e lejoi t’i bashkohej fushatës së tij.

Duke folur para turmës në West Palm Beach, Vance e falënderoi Trumpin për, siç tha ai, “besimin që e ke vendosur mbi mua”.

“Mendoj se ne porsa ishim dëshmitarë të rikthimit më të madh politik në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – tha Vance, edhe pse votat ende janë duke u numëruar në disa shtete.

Ai premtoi se Trumpi dhe ai tani “do ta udhëheqin rikthimin më të madh ekonomik në historinë amerikane”.

Mediat e tjera ende nuk e kanë shpallur të mbyllur garën, por duket se ai është buzë fitores, pasi u shpall triumfues në shtete kyçe si Pensilvania, Karolina e Veriot dhe Georgia, si dhe është në epërsi aktualisht në katër shtetet e tjera të rëndësishme, sipas qendrës “Edison Research”.

Trumpi e përmendi pak vrasjen në tentativë që u bë ndaj tij në korrik, kur një plumb ia rroku veshin në një tubim.

Ai tha para turmës se “u shpëtua për një arsye”, siç kishte thënë disa herë gjatë fushatës.

Poste të ngjashme

Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç rrinë para ekraneve

Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç rrinë para ekraneve

29/04/2026, 12:07

Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën moshën dy vjeç përdorin ekrane, disa prej tyre shikojnë pajisje deri...

Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

29/04/2026, 12:05

Për tri ditë radhazi në Prishtinë po mbahet konferenca e investitorëve amerikanë. Kjo po shihet si një mundësi strategjike për...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës

29/04/2026, 12:03

Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën në qytetin e Pejës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil...

KQZ-ja certifikon grupin e tretë me 39 subjekte politike dhe 380 kandidatë

KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

29/04/2026, 12:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të radhës....

Kosova rrëmben medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane

Kosova rrëmben medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane

29/04/2026, 11:54

Nxënësi Ajan Hajrullahu ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane EMO 2026. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë...

Lajmi i fundit

Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç rrinë para ekraneve

Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç rrinë para ekraneve

29/04/2026, 12:07
Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

29/04/2026, 12:05
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës

29/04/2026, 12:03
KQZ-ja certifikon grupin e tretë me 39 subjekte politike dhe 380 kandidatë

KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

29/04/2026, 12:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv