https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Trump përballë DeSantis, del në pah një rivalitet i ashpër

Trump përballë DeSantis, del në pah një rivalitet i ashpër
Share on FacebookShare on Twitter

Duke veçuar guvernatorin e Floridës, si armikun e tij më të madh brenda Partisë Republikane, ish-presidenti Donald Trump është përpjekur t’i tregojë vendin zotit DeSantis, shpesh duke përmendur rolin që luajti mbështetja e tij, për ligjvënësin relativisht të panjohur të Floridës, për t’u zgjedhur si guvernator i një prej shteteve më të mëdha të Amerikës.

Nga ana e tij, zoti DeSantis ndonëse prej kohësh ka vlerësuar dhe ndjekur stilin e republikanit Donald Trump, ka refuzuar të lërë mënjanë ambicjet e tij për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ish-presidenti përgatitet të shpallë kandidaturën për postin që humbi dy vjet më parë. Një shenjë e qartë tensioni mes tyre ishte edhe mbajtja e dy tubimeve të veçanta në Florida gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve për në Kongres.

Gjatë tubimit të tij, zoti Trump përdori një pseudonim tallës për guvernatorin DeSantis, duke e quajtur atë ‘Ron DeSanctimonious’.

Rivaliteti mes dy figurave më të njohura të Partisë Republikane po shkon drejt një faze të re, më shpërthyese, pas rezultateve të dobëta të atyre që priteshin të ishin zgjedhje të suksesshme për republikanët.

Guvernatori DeSantis, i cili arriti një fitore të thellë në zgjedhje, po shihet gjithnjë e më shumë si udhëheqësi i ardhshëm i republikanëve. Nga ana tjetër zoti Trump, kandidatët e preferuar të të cilit humbën në Pensilvani dhe Arizona, po fajësohet gjerësisht për humbjet e republikanëve.

Kjo situatë po e vë zotin Trump në pozitën më të dobët, që nga trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.

Ndërsa ai vazhdon me planet për të shpallur kandidaturën e tretë presidenciale të martën, zoti Trump po i kthehet një taktike që i ka shërbyer atij gjatë dekadave të trazirave personale, financiare dhe politike: duke u përqendruar tek dobësitë e kundërshtarëve të tij dhe duke i goditur ata me sulme të përsëritura.

“Kjo është mënyra se si lufton Presidenti Trump”, thotë Michael Caputo, një këshilltar i hershëm, që ka punuar në fushatën e parë të zotit Trump.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në ditët që pasuan zgjedhjet për Kongres, zoti Trump ka bërë komente raciste ndaj guvernatorit të Virxhinias, Glenn Youngkin, një tjetër kandidat i mundshëm republikan për president, duke thënë se emri i tij tingëllon si kinez.

Ai ka kritikuar mbulimin nga rrjeti televiziv “Fox News”, i cili si pjesa më e madhe e perandorisë mediatike të zotit Rupert Murdoch, ka ndryshuar kohët e fundit tonin ndaj zotit Trump.

ADVERTISEMENT

Por pjesa më e madhe e sarkazmës së zotit Trump i drejtohet guvernatorit DeSantis, një shenjë kërcënimi që paraqet guvernatori DeSantis ndaj zotit Trump.

Përmes një deklarate të gjatë, zoti Trump e quajti republikanin DeSantis si një “guvernator mesatar republikan, që ka lidhje të shkëlqyera me publikun” ndërsa shprehu zemërim që guvernatori DeSantis nuk po heq dorë publikisht nga mundësia e kandidimit.

Kjo qasje të kujton strategjinë e zotit Trump në vitin 2016, kur ai nxori nga loja gati një duzinë rivalësh, me një qasje tejet të ashpër, në të cilën përfshinte sharje fyese, se si dukej për shembull bashkëshortja e rivalit të tij të atëhershëm, Ted Cruz, dhe akuzat se babai i tij mund të kishte luajtur rol në atentatin ndaj Presidentit John F. Kennedy.

Senatori Cruz më pas u bë një aleat kryesor i zotit Trump në Kongres.

Por ende nuk dihet se çfarë ndikimi do të kenë sot fyerjet ndaj zotit DeSantis. Mes shumë prej mbështetësve më besnikë të zotit Trump, guvernatori DeSantis shihet si pjestar i të njëjtit grup.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mbështetësit e zotit Trump, të intervistuar gjatë tubimeve të ish-presidentit dhe takimeve të tjera të konservatorëve, shpesh janë shprehur se guvernatori DeSantis është pasardhësi natyral i zotit Trump.

Shumë kanë shprehur mosbesimin se të dy republikanët do të sfidonin politikisht njëri-tjetrin, sepse duken që kanë lidhje të ngushta.

Aleatët e zotit DeSantis presin që guvernatori të njoftojë publikisht kandidimin për president pas seanacës legjislative të Floridës, e cila përfundon në muajin maj. Deri atëherë, ata mendojnë se guvernatori do të përqendrohet në drejtimin e shtetit dhe do të shmangë angazhimin e drejtpërdrejtë me zotin Trump, ashtu sikurse ka vepruar edhe këto ditë.

Poste të ngjashme

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

30/07/2026, 18:16

Gërmimet e kësaj jave në veri të Kosovës, ku dyshohet për një varr masiv, i kanë shtuar thirrjet që Serbia t’i...

Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, mungojnë 30 delegatë

Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, mungojnë 30 delegatë

30/07/2026, 17:39

Ka nisur punimet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së. Në këtë Kuvend pritet të vendoset për fatin e kryetari të kësaj...

Zemaj pret shkarkimin e Abdixhikut

Zemaj pret shkarkimin e Abdixhikut

30/07/2026, 17:11

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, është shprehur optimist se Lumir Abdixhiku do të shkarkohet nga posti i...

BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

30/07/2026, 16:08

Bashkimi Evropian ka porositur se ndihma për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur mbetet një element shumë i rëndësishëm...

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi

30/07/2026, 13:44

Gjykata e Hagës përmes një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare, kanë treguar se deri me datën 14 shtator synojnë...

Lajmi i fundit

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

30/07/2026, 18:16
Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, mungojnë 30 delegatë

Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, mungojnë 30 delegatë

30/07/2026, 17:39
Zemaj pret shkarkimin e Abdixhikut

Zemaj pret shkarkimin e Abdixhikut

30/07/2026, 17:11
BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

30/07/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv