https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Trupi gjykues në Speciale: Prokuroria dështoi t’i shpalosë me kohë dëshmitë shfajësuese

Trupi gjykues në Speciale: Prokuroria dështoi t’i shpalosë me kohë dëshmitë shfajësuese

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ka më shumë se dy vjet që po mbahen në paraburgim në Hagë, ka zbuluar edhe një lojë të pisët të Prokurorisë Speciale.

Trupi gjykues në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-krye parlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, gjykim që pritet të nis më 1 mars të këtij viti, ka konstatuar se Prokuroria ka dështuar që t’i shpalosë dëshmitë shfajësuese më kohë.

“Trupi gjykues është i mendimit se, më shumë se dy vjet pas arrestimit të të akuzuarve dhe nisjes së gjykimit pas më pak se 40 ditë, konteksti i procedurës nuk e arsyeton më zbulimin e vonuar të provave shfajësuese për Mbrojtjen. Paneli gjithashtu rithekson se detyrimi i prokurorisë për t’ia zbuluar këtë lloj informacioni mbrojtjes është po aq i rëndësishëm sa edhe detyrimi për të ndjekur penalisht”, ka konstatuar paneli i trupi gjykues.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu, ky panel ka konstatuar se Prokuroria nuk i ka arsyetuar në mënyrë adekuate vonesat në shpalosjen e materialit në fjalë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në veçanti, fakti që detyrimi për dhënien e informacioneve shfajësuese bazuar në Rregullën 103 është i vazhdueshëm ose “i përsëritur” nuk mund t’i justifikojë ato vonesa. Rregulla 103 kërkon që një material i tillë të shpaloset “menjëherë”, që do të thotë posa ai të jetë në posedim të prokurorisë dhe pa vonesë të panevojshme”, ka konstatuar paneli gjykues.

ADVERTISEMENT

Prokuroria është urdhëruar t’i trajtojë detyrimet e saj për shpalosjen e materialeve si prioritet që kërkon kohë dhe resurse në përpjesëtim me rëndësinë e saj.
“SPO-ja urdhërohet të zbatojë një përkufizim të gjerë të detyrimeve të saj për shpalosjen e materialeve shfajësuese, sipas Rregullës 103, siç përshkruhet më lart në pikën 29.”, thuhet tutje.

Gjithashtu, sipas tyre, çdo kërkesë e mbrojtjes për të shtyrë dëshminë e dëshmitarëve të prokurorisë, materiali dëshmues i të cilëve u shpalos ose do të shpaloset me vonesë, do të merret parasysh nga paneli në rastet kur shpalosja e vonuar e materialit përkatës ka ndikuar dukshëm në mundësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur në mënyrë efektive.

 

Poste të ngjashme

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

Lajmi i fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv