https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Turp ministër”, “inate politike”, Murati e Bajrami përplasen për mjetet e komunave

“Turp ministër”, “inate politike”, Murati e Bajrami përplasen për mjetet e komunave
ADVERTISEMENT

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi të enjten se të hyrat vetanake skadojnë në fund të vitit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, ato që nuk janë të vitit paraprak, njësoj si ministrisë së Financave, skadojnë të hyrat në momentin kur arrihet mesnata e 31 dhjetorit.

“Ligji e përcakton që përtej këtij afati, mund të barten të hyrat vetanake të vitit 2022, jo viteve të tjera. Edhe komuna edhe çdo organizatë buxhetore e ka obligim me ekzekutu buxhetin që e ka të ndarë”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai shtoi se çdo projekt ekzekutohet dhe kështu nuk ka asnjë pengesë. Murati akuzoi opozitën se po i pengon marrëveshjet ndërkombëtare duke mos i votuar, vetë për “inate politike”.

“Sa i përket bllokadave që po i bëni për inate politike, s’është hera e parë që për inate politike po t’i bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare, keni votuar kundër edhe herët e kaluara. Ky është vetëm një pretekst. Ndoshta mund të jetë inati për Komunën e Prishtinës”, tha ai.

Për këto deklarata, Hykmete Bajrami nga LDK-ja u shpreh e befasuar. Deputetja opozitare u shpreh se deklaratat e Muratit nuk janë të vërteta.

“Edhe ju e dini që nuk janë të vërteta. Ka bllokata, 28.8 milionë ju po refuzoni për një komunë t’i alokoni. Ky është inati juaj, dilni dhe tregoni se do t’i zhbllokoni mjetet. Sa i përket investimeve kapitale, Komuna e Prishtinës ka qenë e para që ka ardhur e para në zyrën tuaj dhe ka kërkuar zgjedhje për çështjen e indeksimit të kontratave për inflacion, por a e dini kur e keni adresuar atë çështje, me një ligj që nuk besoj se po zbatohet, në fund të vitit 2022”, u shpreh Bajrami.

Ajo i bëri thirrje Muratit që të dalë e thotë se do t’i zhbllokojë ato mjete. Theksoi se Muratit duhet t’i vijë turp për këtë situatë.

“Nuk keni asnjë pikë argument dhe dilni këtu t’i akuzoni komunat që i keni bllokuar nga niveli qendror, për t’i ekzekutuar. E keni bllokuar OSHP-në për rreth 11 muaj dhe po i akuzon komunat që nuk i kanë ekzekutuar investimet kapitale. Me të vërtetë duhet me iu ardh turp ministër”, shtoi Bajrami.

Post Views: 290

Poste të ngjashme

Kontrabanduan dru nga Serbia, sekuestrohet kamioni

Kontrabanduan dru nga Serbia, sekuestrohet kamioni

20/09/2025, 12:03

Një tentim për kontrabandim të mallrave është parandaluar nga njësitet policore në fshatin Prapashticë të Prishtinës, në afërsi të kufirit...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Bulliqi: 4 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit Llap – Investim për sigurinë e qytetarëve

20/09/2025, 11:53

Kryetari i Podujevës dhe njëherësh kandidati për kryetar, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se 4 milionë euro është vlera e ndërtimit...

Pak ditë pas aktakuzës së re, Vlora Çitaku shkon për vizitë te Thaçi në Hagë

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen

19/09/2025, 22:07

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj pret rritje të ndjeshme të votave në...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Zhduket një vajzë në Podujevë

19/09/2025, 14:22

Në Podujevë është raportuar e zhdukur një vajzë. Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia më 14 shtator. “Ankuesi ka...

Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Pezullimi i dialogut shkaku i tij, Kurti thotë se nuk është prishur me Amerikën

19/09/2025, 9:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin e dialogut strategjik...

Lajmi i fundit

Kontrabanduan dru nga Serbia, sekuestrohet kamioni

Kontrabanduan dru nga Serbia, sekuestrohet kamioni

20/09/2025, 12:03
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Bulliqi: 4 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit Llap – Investim për sigurinë e qytetarëve

20/09/2025, 11:53
Pak ditë pas aktakuzës së re, Vlora Çitaku shkon për vizitë te Thaçi në Hagë

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen

19/09/2025, 22:07
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Zhduket një vajzë në Podujevë

19/09/2025, 14:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv