Një person u gjet pa shenja jete në një veturë të premten në qytetin e Pejës.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, thotë se në bazë të informacioneve që i ka, viktima kishte kryer disa punë e më pas kishte hyrë në veturë, ku dhe u gjet i vdekur, transmeton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv, e kishin konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Organet e rendit e kanë cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, derisa kanë nisur hetimet.