Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, së bashku me përfaqësues nga Policia, zjarrfikësit, anëtare të ekzekutivit dhe zyrtarë të Agjencisë së Pyejeve, mbajti takim për të diskutuar rreth zjarrvënieve të cilat janë shpeshtuar në kohët e fundit në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, drejtori Selimi theksoi rëndësinë e një fushate të gjerë vetëdijesimi për parandalimin e zjarreve, rrezikun dhe ndikimin e zjarrvënieve në ekosistem për florën dhe faunën duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces.
Në takim u kërkua angazhimi i të gjithë sektorëve për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndërmarrë masa më të rrepta në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen.
27.03.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim