Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Albin Kurti, se në momentin që miratohet Byroja për Konfiskim të Pasurisë, këta të dy të jenë të parët që do t’iu hetohet pasuria.
“Tek Byroja e Konfiskimit, shumë është duke u folur. Ju them këtu publikisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë. I them publikisht kryeministrit, le të jem unë i pari si zyrtar publik dhe ky i dyti, të na hetohet pasuria, e ta këqyrim si është arritur ajo pasuri. Sa ka ky, e sa kam unë. E mos të manipulohet në këtë temë, për shkak se është temë puro politike që të drejtohet gishti”, u shpreh Tahiri.







