https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vajza e Hazir Hazirit kërkon ndërhyrje urgjente: Babai 77-vjeçar po rrezikon shëndetin në burgun e Serbisë

Vajza e Hazir Hazirit kërkon ndërhyrje urgjente: Babai 77-vjeçar po rrezikon shëndetin në burgun e Serbisë

Anita Haziri, vajza e Hazir Hazirit, i cili po mbahet në burgun e Serbisë  që nga 8 shtatori u ka bërë thirrje urgjente institucioneve shtetërore  që të ndërhyjnë në rastin e babait 77-vjeçar, meqë edhe me shëndet nuk është mirë, raporton Ekonomia Online.

Vajza e tij, Anita në një deklaratë me shkrim ka thënë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online se familjarët po jetojnë me pasiguri për shëndetin e tij pasi që siç thotë ajo  nuk ka as trajtim adekuat dhe ku mund të përballet  me presione të ndryshme psikologjike dhe fizike.

Haziri ishte arrestuar në pikën kufitare Merdarë nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Më poshtë sjellim letrën e plotë:

LETER ZYRTARE – LUTJE PËR NDËRHYRJE URGJENTE

Lënda: Kërkesë urgjente për ndërhyrje institucionale lidhur me ndalimin e shtetasit të Kosovës, H.H., i cili ka 77 ditë në mbajtje nga autoritetet serbe

I nderuar/ e nderuar,

Unë, Anita Haziri,vajza e shtetasit të Kosovës H.H. (i lindur në vitin 1948), po ju drejtohem me këtë lutje të sinqertë dhe urgjente që institucionet e Republikës së Kosovës të ndërhyjnë sa më shpejt lidhur me situatën dramatike të babait tim, i cili tashmë 77 ditë po mbahet i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdar, nën akuza të pabazuara për “krime lufte”.

ADVERTISEMENT

Baba im është njeri i moshuar, 77 vjeçar, me gjendje të brishtë shëndetësore dhe gjatë gjithë jetës së tij ka qenë qytetar i qetë, familjar, pa asnjë të kaluar kriminale. Arrestimi i tij ka tronditur gjithë familjen tonë dhe ka shkaktuar dhimbje të madhe psikologjike dhe emocionale.

Ne po jetojmë në pasiguri të plotë dhe frikë për shëndetin e tij, sepse ai po mbahet në një mjedis ku as nuk ka siguri, as trajtim adekuat mjekësor, dhe ku mund të përballet me presione të ndryshme psikologjike dhe fizike.

Arsyetimi juridik dhe human:

•           Ai është arrestuar pa prova konkrete.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

•           Nuk ka asnjë rrezik arratisjeje (ka familje, adresë dhe është i moshuar).

•           Mosha e tij dhe gjendja shëndetësore e bëjnë mbajtjen për 77 ditë të papranueshme dhe jo humane.

•           Vazhdimi i kësaj mbajtjeje paraqet rrezik real për jetën dhe dinjitetin e tij.

Ju lus që të përdorni të gjitha mundësitë ligjore, diplomatike dhe institucionale që babai im të kthehet sa më shpejt në Kosovë pranë familjes së tij.

Familja jonë po jeton ditë të vështira dhe çdo orë që kalon është e rëndë për ne. Ju kërkojmë mbështetje, zë dhe veprim.

Poste të ngjashme

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

17/01/2026, 14:43

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17/01/2026, 14:07

Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar nga Kosova. Bëhet...

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike...

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17

  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Ministrja në...

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me njoftim për hetimin dhe verifikimin e pretendimeve për keqtrajtim nga zyrtarët policorë në...

Lajmi i fundit

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

17/01/2026, 14:43
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17/01/2026, 14:07
KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv