https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vasfije Krasniqi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Vasfije Krasniqi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman kërkon nga Institucionet e Kosovës që të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Këtë ajo e ka bërë përmes një letre që sot i ka drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Letra e saj është e drejtuar edhe në emër të Shoqatës “Drejtësi për të gjithë” të cilën ajo e drejton.

Kujtojmë që, Vasfije Krasniqi-Gooodman është njëra nga njëzetmijë viktimat e dhunës seksuale, të cilat forcat serbe kanë aplikuar kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë zbatimit të krimit të gjenocidit në Kosovë në luftën e fundit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Vasfije Krasniqi-Goodman ka treguar publikisht për tmerrin që ajo ka përjetuar. Këtë rrëfim ajo e ka bërë në disa institucione botërore përfshirë edhe kongresin e senatin amerikan.

Më poshtë letra e plotë Vasfije Krasniqi-Goodman:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani

ADVERTISEMENT

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, Zoti Albin Kurti.

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca

Të nderuar ish kolegë të mi, deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Në cilësinë e ish deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe si njëra nga viktimat që denoncoi publikisht dhunën seksuale që paraqet formë të gjenocidit që Serbia zbatoi mbi popullin tonë, kam marrë një kërkesë nga Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve.

Pasi lexova me vëmendjen e duhur arsyetimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për domosdoshmërinë që të kemi një logo të vetëm që do të simbolizonte krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidare në njërën nga petalet e lulëkuqes, vendosa t’u bëj thirrje publike në emër të organizatës “Drejtësi për të gjithë” dhe në emrin tim personal që ta përkrahni këtë iniciativë dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për zyrtarizmin e këtij simboli gjithëpërfshirës, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Poste të ngjashme

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

26/01/2026, 15:21

    Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,...

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

26/01/2026, 12:28

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për...

AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

26/01/2026, 10:49

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe...

Sa hapa duhen vërtet për të qëndruar i shëndetshëm?

Sa hapa duhen vërtet për të qëndruar i shëndetshëm?

26/01/2026, 8:58

Prej vitesh, shifra “10,000 hapa në ditë” është kthyer në një standard të pashkruar për një stil jetese të shëndetshëm....

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident mes tri automjeteve, lëndohen gjashtë persona

26/01/2026, 8:53

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky...

Lajmi i fundit

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

26/01/2026, 15:21
Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

26/01/2026, 12:28
AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

26/01/2026, 10:49
Sa hapa duhen vërtet për të qëndruar i shëndetshëm?

Sa hapa duhen vërtet për të qëndruar i shëndetshëm?

26/01/2026, 8:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv