https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vazhdojnë përçarjet, Bislimi “përzënet” nga takimi në Tiranë

Vazhdojnë përçarjet, Bislimi “përzënet” nga takimi në Tiranë
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama vijon përpjekjet paraprake për të mirëpritur në tetor në Tiranë takimin e radhës së Procesit të Berlinit. Pas turit dy ditor në gjithë rajonin, kryeministri shqiptar ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë informale këtë të hënë në Tiranë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: katër kryeministra të rajonit, ajo e Serbisë Bërnabiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski, shefi i qeverisë malazeze Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Në takim do të marrë pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe pas përpjekjes së Varhelyi, ai ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami.

Siç raporton ABC News, mësohet se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit. Kjo gjithmonë nëse Albin Kurti nuk ndryshon mendje në minutë të fundit, dhe lë Greqinë për Tiranën.

Duket se Kurti vijon të rrijë larg tryezës së Ramës, duke e mbajtur edhe Kosovën larg.

Këto mbledhje koordinuese kanë për qëllim që rajoni të krijojë një plan të përbashkët veprimi kur në tetor të ulet në tryezë përballë Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Veç sigurisë dhe gjeopolitikës në tërësi, Ballkani Perëndimor është i etur për fonde evropiane dhe ato jepen kryesisht për projekte të mëdha që ndërlidhin vendet, ndaj secili shtet nuk mund të shkojë me kërkesat e veta, por me një plan të përbashkët me fqinjët.

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë. Paradoksalisht tani është Kurti ai që po i qendron larg Procesit të Berlinit, i cili tashmë thuajse ka përcaktuar Tiranën si qendrën kryesore të koordinimit të tij./abcnews.al

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

05/04/2026, 21:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55

Pas përditësimit të listës me çmime të barnave disa nga to, specifikisht ato që përdorën për hipertension janë shtrenjtuar për...

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

05/04/2026, 19:44

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

05/04/2026, 21:36
Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55
Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36
Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv